Politikë
Tensione në tubim: Protestuesi shpërthen ndaj Ramës, e akuzon se gënjen para pasqyrës dhe mban përgjegjësi për skandalet
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e protestave kundër qeverisë ka vazhduar edhe ditën e sotme, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësi të thella ndaj ekzekutivit dhe kreut të tij, Edi Rama.
Gjatë tubimit, një prej protestuesve ka komentuar ashpër qëndrimet e bëra publike nga kryeministri menjëherë pas kthimit të tij nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në aeroportin e Rinasit, duke i etiketuar ato si mashtrime të thurura para pasqyrës.
Sipas qytetarit, të gjitha aferat dhe skandalet e regjistruara gjatë 13 viteve të fundit janë të lidhura ngushtësisht me emrin e Edi Ramës, i cili sipas tij po përdor bashkëpunëtorët si "koka turku" për të mbuluar përgjegjësitë e tij.
"Që i beson dhe vetë gënjeshtrat e tua, nuk e kishim ditur. U ktheve nga Shtetet e Bashkuara sikur ishe i angazhuar gjoja për ngritjen e flamurit tonë kombëtar dhe paralajmërove me urgjencë një deklaratë, të cilën me sa duket do ta bësh përsëri nga Surreli. Kishe dalë para pasqyrës dhe shikoje se sa bukur di të gënjesh," u shpreh ndër të tjera protestuesi.
Më tej, ai shtoi se kreu i qeverisë nuk mund të sillet sikur skandalet e dekadës së fundit nuk kanë lidhje me të, duke theksuar se çdo vendim i dyshimtë është marrë me urdhrin e tij dhe se zyrtarët e prekur kanë qenë thjesht firmëtarë të detyruar.
Në fjalën e tij, protestuesi e akuzoi gjithashtu Ramën se po tenton të paraqitet si një idealist me mision integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ndërkohë që sipas tij ka instaluar sistemin më të përsosur të korrupsionit në histori. Ai përfundoi duke theksuar se drejtësia aktuale është thjesht një proces i larjes së hesapeve dhe se protestuesit nuk do tërhiqen nga sheshi, pavarësisht kërcënimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: