Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Foda analizon humbjen e Kosovës ndaj Austrisë: Ja kthesa që vendosi fatin e ndeshjes

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur me rezultat 3-1 nga Austria, në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve. Pas përfundimit të takimit, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, ka dhënë një pasqyrë të hollësishme të paraqitjes së skuadrës së tij. “Ne e nisëm shumë mirë ndeshjen. Në fakt, duhej të kalonim në epërsi 1-0, sepse patëm një mundësi të madhe shënimi. Mendoj se momenti që ndryshoi ndeshjen ishte goli për 2-0, menjëherë para përfundimit të pjesës së parë. Schlager kaloi nga zona e tij e rreptësisë përmes mesfushës sonë dhe më pas dha një pasim të thellë për Ëimmerin”, u shpreh trajneri. Ai shtoi se shtabi teknik ishte në dijeni të karakteristikave të kundërshtarit: “E dinim shumë mirë se Wimmeri shpesh bën vrapime pas shpinës së mbrojtjes. Aty nuk u mbrojtëm mirë, sidomos në ato momente para përfundimit të pjesës së parë. Pas golit për 2-0 patëm edhe një mundësi të madhe për ta ngushtuar rezultatin në 2:1, por nuk arritëm ta shfrytëzonim. Tre apo katër minuta më vonë pësuam edhe golin për 3-0”. Pavarësisht disavantazhit të thellë, Foda vlerësoi karakterin e treguar nga lojtarët: “Megjithatë, skuadra nuk u dorëzua asnjëherë dhe deri në fund tentoi ta përmbyste ndeshjen. Nëse shikojmë vetëm statistikat, ndeshja ishte e baraspeshuar”. Duke analizuar pikat e forta të austriakëve, ai theksoi: “Por ajo që Austria bëri jashtëzakonisht mirë sot ishte mënyra se si i shfrytëzoi gabimet tona. Ne patëm disa humbje të thjeshta të topit dhe ata i ndëshkuan menjëherë. Me dinamikën, shpejtësinë dhe vrapimet në thellësi, ata bënë tranzicion shumë të mirë nga mbrojtja në sulm”. Në fund të analizës së tij, gjermani përmendi edhe mangësitë në fazën e fundit të lojës: “Këtë e bënë shumë mirë sot. Në fazën defensive u mbrojtën gjithashtu mirë. Ne shpesh arritëm në një të tretën e fundit të fushës, por aty ende nuk arritëm t’i shfrytëzonim mirë harkimet…”, deklaroi Foda. Kujtojmë se sfida e radhës për Përfaqësuesjen e Kosovës do të jetë ajo kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet të enjten në Hungari.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar