Sport
Austria thellon epërsinë ndaj Kosovës, Chukwemeka shënon pas një pasigurie në mbrojtje
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe golin e tretë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Austrisë, duke e vështirësuar ndjeshëm pozitën e saj në këtë ballafaqim.
Avantazhi i austriakëve u thellua në minutën e 61-të të takimit, kur Carney Chukwemeka arriti të dërgojë topin në rrjetë, pas një ndërhyrjeje joefikase të portierit Aro Muriç brenda zonës së rreptësisë.
Kujtojmë se dy golat e parë për kombëtaren vendase u realizuan nga Adamu dhe Affengruber, në një ndeshje ku Austria po dominon shifrat 3-0 para tifozëve të saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: