Aktuale
“Protesta nuk ndalet” / Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e rezistencës pas tensioneve për mosvotimin e ligjit
Reklamë e Sponsorizuar
Organizatori i protestave të lëvizjes “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se tubimet qytetare do të vijojnë, pasi kërkesat e tyre drejtuar institucioneve kanë hasur në vesh të shurdhër dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare.
Sipas tij, gjatë zhvillimeve të fundit në shesh, qëndresa dhe durimi i protestuesve u përballën me një sprovë të fortë dhe tensione të larta.
Haziri ka theksuar se mosvotimi i projektligjit është një shpërfillje e hapur ndaj sakrificës së qytetarëve, të cilët për 20 ditë e net me radhë qëndruan të palëkundur në kërkesat e tyre.
“Sonte nuk mbeti pa u votuar vetëm një ligj. Sonte mbeti pa përgjigje një kërkesë për të cilën njerëzit qëndruan 20 ditë e 20 net në shesh. Sonte u vu në provë durimi i tyre. Gaz lotsjellës. Tensione. Përplasje. Por protesta vazhdon. Sepse kjo nuk është vetëm një natë. Është një kërkesë që ende pret përgjigje. UÇK-ja na bashkoi atëherë. UÇK-ja po na bashkon përsëri. VOTOJENI LIGJIN. JO NË EMRIN TIM”, ka deklaruar Haziri, duke konfirmuar vendosmërinë e protestuesve për të mos u tërhequr deri në realizimin e plotë të synimeve të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: