Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kujdes: Këto fshatra të Vushtrrisë mbeten pa rrymë nesër për disa orë

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 22:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kujdes: Këto fshatra të Vushtrrisë mbeten pa rrymë nesër për disa orë
Banorët e disa vendbanimeve në komunën e Vushtrrisë do të përballen nesër me mungesë të energjisë elektrike. Sipas njoftimit zyrtar nga KEDS, ndërprerja e rrymës do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 15:30, për shkak të ndërhyrjeve të domosdoshme për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergetik. Kjo ndërprerje do të shtrihet në të gjitha zonat që furnizohen përmes trafostacioneve në fshatin Druar, duke përfshirë zonën te shkolla, Druar-1, lagjen Gecaj, Malokt dhe Maqkallt. Ndërkaq, në fshatin Mihaliq do të preken lokalitetet te shkolla, Nemozht, SK-Mihaliq, Lepenci, Sylajt, si dhe pikat e furnizimit për pompat e ujit. Sipas sqarimeve nga KEDS, këto ndërprerje bëhen të nevojshme për shkak të punimeve për mirëmbajtjen preventive të rrjetit, sanimin e defekteve të vërejtura gjatë inspektimeve të avancuara me dron, si dhe aksionit për pastrimin e trasesë nga drurët dhe pengesat e tjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar