Kronikë
Trajtimi i dhunshëm i protestuesve, deputeti Ramadani kërkon hetim urgjent ndaj veprimeve të Policisë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hapjen e menjëhershme të hetimeve lidhur me qasjen dhe sjelljen e forcave policore gjatë protestës qytetare ku kërkohej miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Gjatë reagimit të tij, ai e ka cilësuar si joproporcionale ndërhyrjen e Policisë, ndërsa ka theksuar se Inspektorati Policor i Kosovës duhet patjetër të nisë verifikimin e veprimeve të zyrtarëve në terren.
Në mbështetje të pretendimeve të tij, Ramadani ka publikuar edhe pamje fotografike të llojit të gazit lotsjellës të përdorur nga organet e rendit gjatë tubimit.
“Duhet ta shohin me detaje Planin Operativ (nëse ka qenë i përgatitur mirë), pajisjet dhe nivelin e forcës së përdorur. Si anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë e Mbrojtjes (nëse do të funksionojë ky Parlament), do të kërkojë raportimin urgjent të Drejtorit të Policisë për masat e ndërmarra sot nga pasditja. Njëjtë edhe Kryeshefin e Inspektoratit Policor për aktivizimin dhe hetimet e tyre. Nëse s’ka tash Parlament, pas zgjedhjeve gjithsesi askush të mos mendojë se i ikën përgjegjësisë! Nuk harrohen gabimet! Nuk mund të falen ato!”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: