Sport
Paraqitja e Anis Mehmetit mahnit ish-futbollistin e Kombëtares: Ai është më i miri në atë krah
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, i ftuar së fundmi në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ka shprehur admirimin e tij për aftësitë dhe ndikimin që pati Anis Mehmeti në fushën e blertë, pavarësisht se 25-vjeçari u aktivizua vetëm në minutën e 77-të të sfidës kundër Finlandës si lojtar i stolit.
Duke analizuar minutat e fundit të takimit, Alliu vuri theksin te roli natyral i Mehmetit në fushë: “Për 10-12 minutat e fundit, herën e parë që u vendos në pozicionin e vet te Kombëtarja, Anis Mehmeti… Ai është sulmues krahu tipik. I shkoi fundores, u kthye mbrapsht. Hodhi 10 krosime të rrezikshme në zonë.”
Në vijim të fjalës së tij, ish-lojtari kuqezi theksoi rëndësinë e meritokracisë dhe nivelit të lojës, duke bërë një krahasim direkt mes kampionateve: “Ç’më duhet mua ku luan Arbër Hoxha! Unë dua lojtarin më të mirë dhe në krahun e majtë, aktualisht më i miri te Shqipëria është Mehmeti. Edhe Kategoria e Tretë në Angli është më e mirë se kampionatet ballkanike.”
Në përmbyllje të analizës së tij, Alliu vlerësoi konkretisht kontributin e sulmuesit gjatë ndeshjes: “Mehmeti ka tipare tipike të sulmuesit anësor. Shkonte te fundorja, ta kthente topin nga mbrapa. Hidhte pasimin nga shtylla e dytë. Ai krijoi 3 raste të pastra.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: