Politikë
Kryeministri Rama takon delegacionin e Kongresit amerikan në Tiranë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar në mjediset e Kryeministrisë me delegacionin e lartë të përfaqësisë së Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL).
Lajmi për këtë ngjarje është bërë i ditur nga vetë kreu i Qeverisë shqiptare, i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje fotografike nga pritja e zyrtarëve amerikanë.
"Sot në kopshtin e Kryeministrisë me përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL)", ka shkruar Rama në mesazhin e tij pëer këtë vizitë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: