Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pacolli pas protestës: Mbrojtja e ish-krerëve në Hagë nuk bëhet përmes kalkulimeve elektorale

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 21:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pacolli pas protestës: Mbrojtja e ish-krerëve në Hagë nuk bëhet përmes kalkulimeve elektorale
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka reaguar ashpër pas protestës së zhvilluar sot dhe tensioneve të shënuara në terren. Ajo ka theksuar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë nuk mund të mbrohen pa praninë e një presidenti dhe përmes lojërave të fushatave zgjedhore, duke e cilësuar këtë si një keqpërdorim të luftës për interesa klanore. "E qysh po ua merr mendja me i mbrojtë ata në Hagë, pa president e në fushatë zgjedhore? Kë po dojnë me e mbrojtë kështu? Se ata në Hagë, jo që nuk po i mbrojnë, por po i keqpërdorin për fushatë. Përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së është keqpërdorim i luftës për interesa të ngushta partiake. Ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj Gjykate", ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale. Në vazhdim të reagimit të saj, zyrtarja e lartë qeveritare ka vlerësuar se rruga e duhur për të dalë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së kalon përmes funksionalizimit të plotë të institucioneve të shtetit, duke shtuar se angazhimi i përbashkët duhet të orientohet drejt dëshmisë së pastërtisë dhe drejtësisë së luftës çlirimtare të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar