Kronikë
Pakënaqësitë në LDK, Blerim Kuçi kritikon ashpër qëndrimin e partisë ndaj Gjykatës Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Lëvizjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë sjellë përplasje dhe pakënaqësi të reja. Anëtari i këtij subjekti politik, Blerim Kuçi, ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të partisë për të mos votuar projektligjin lidhur me Gjykatën Speciale.
Kuçi, i cili është edhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka theksuar se vendimmarrja për çështje kaq të rëndësishme kombëtare kërkon maturi të lartë dhe vizion të qartë politik.
"Vendimet për tema të mëdha nacionale, siç është UÇK-ja, maten me kanarin (peshoren) e madh. Kosova nuk është në vitin 1999–2000. Kosova është në vitin 2026–2027. Në cilin vit është LDK-ja sot dhe me cilin kanar po peshon?", ka deklaruar Kuçi në reagimin e tij.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të brendshme në këtë forcë politike. Kujtojmë se pas vendimit të sotëm të LDK-së, nga anëtarësia e partisë është larguar përmes dorëheqjes edhe Xhafer Gashi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: