Aktuale
Alarm për mjet të dyshuar në Prishtinë: Dyshimet e para se u hodh nga ajri vënë në latësi autoritetet
Reklamë e Sponsorizuar
Një alarm për një mjet të dyshuar ka vënë në gatishmëri organet e rendit këtë të enjte në kryeqytet, pasi autoritetet morën njoftim rreth orës 17:00 për praninë e tij në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij sinjalizimi, ekipet kompetente policore u nisën drejt lokacionit të përcaktuar, ku ndërmorën të gjitha veprimet e duhura operacionale për garantimin e sigurisë, duke përfshirë krijimin e zonës së izolimit dhe largimin e qytetarëve nga perimetri i rrezikut.
Në terren intervenoi menjëherë edhe Njësiti i Specializuar për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, i cili kreu me sukses procedurën e kontrollit, neutralizimit dhe trajtimit profesional të objektit të dyshimtë.
Burimet zyrtare nga Policia bënë të ditur se, bazë e hetimeve paraprake, ekziston dyshimi se ky mjet mund të ketë ardhur nga ajri.
Ndërkohë, autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se hetimet dhe analizat e mëtejshme do të vijojnë intensivisht, me qëllim të zbulimit të plotë të rrethanave dhe motiveve që fshihen pas këtij incidenti.
Në fund, Policia e Kosovës i ka shprehur mirënjohje qytetarë për nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe kujdesit, duke përsëritur thirrjen që çdo dukuri e ngjashme apo informacion për mjete të dyshimta të lajmërohet pa vonesë në numrin e emergjencave 192 ose përmes platformës digjitale zyrtare të Policisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: