Politikë
Nga protestat e studentëve te marshi për UÇK-në, reagon Shqipe Selimi: Zëri i lirisë mbetet i pandalshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka dhënë një mesazh publik pas marshit masiv të organizuar më 1 tetor në kryeqytetin e Kosovës në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi, ajo ka krijuar një paralelizmë kuptimplotë mes lëvizjes studentore të 1 tetorit të vitit 1997 dhe tubimit të sotëm solidarizues në Prishtinë.
"1 Tetori na kujton protestën studentore të vitit 1997, kur zëri i studentëve u bë zëri i lirisë. Sot, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e marshit në mbrojtje të UÇK-së dhe të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare. Nga 1 Tetori i studentëve, te zëri i sotëm për drejtësi", ka theksuar ajo në reagimin e saj.
Kujtojmë se marshi i zhvilluar në Prishtinë u organizua nën thirrjen e motos “Jo në emrin tim”, ku qytetarët e pranishëm kërkuan me insistim drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: