Sport
Goditje për Kosovën: Muriqi mbetet jashtë skuadrës për sfidën ndaj Izraelit
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të saj kryesor, Vedat Muriqi, në ndeshjen e rëndësishme kundër Izraelit.
Sulmuesi nga Prizreni ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë seancës stërvitore të një ditë më parë. Edhe pse ai provoi të bashkohej me grupin përpara duelit, shqetësimet fizike nuk u shuan dhe përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të mos rrezikojë aspak me shëndetin e lojtarit.
Si pasojë e kësaj mungese, në skemën taktike 3-5-2 pritet që dyshja e përbërë nga Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani të zërë vendin në formacionin titullar.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse shtatlarti prizrenas do arijë të rikuperohet në kohë për sfidën e radhës, atë të së dielës që do të zhvillohet në Prishtinë kundër Austrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: