Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Skandali në Nvidia/ Jensen Huang si Casanova, “New York Times”: Kishte raport edhe me një vartëse! Bordi vendos sot për shkarkimin e tij

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali në Nvidia/ Jensen Huang si Casanova, “New York Times”: Kishte raport edhe me një vartëse! Bordi vendos sot për shkarkimin e tij
CEO i gjigantit teknologjik Nvidia, Jensen Huang, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore edhe me një prej drejtuesve të kompanisë, e cila punonte drejtpërdrejt nën mbikëqyrjen e tij. Sipas një raportimi të The New York Times, që citon pesë persona brenda kompanisë, bëhet fjalë për Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidia-s për sektorin e shëndetësisë. Sipas raportimit, Huang dhe Powell, 48 vjeçe, e cila është gjithashtu e martuar, janë filmuar duke shkëmbyer përkëdhelje në një hotel në San Jose të Kalifornisë, gjatë një konference të organizuar nga Nvidia në muajin mars. Marrëdhënia e dyshuar ngre pikëpyetje edhe për respektimin e rregullave të brendshme të kompanisë. Kodi i etikës së Nvidia-s kërkon që punonjësit të shmangin situatat ku veprimet e tyre mund të krijojnë konflikte interesi, duke përfshirë edhe marrëdhëniet personale. Ky zhvillim vjen në një moment kur Jensen Huang ndodhet nën hetim të brendshëm për një tjetër marrëdhënie, me një grua të identifikuar nga inteligjenca amerikane si e dyshuar për lidhje me shërbimet kineze të inteligjencës. E ardhmja e Huang në krye të gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia është vënë në pikëpyetje. Sipas raportimeve të mediave amerikane, bordi drejtues i Nvidia-s është mbledhur për të diskutuar pozicionin e Huang si drejtor ekzekutiv, ndërsa aksionet e kompanisë kanë pësuar rënie të ndjeshme pas publikimit të këtyre pretendimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar