Kronikë
Tragjedia në Vitomiricë: Detajet e reja nga gjykata për Albert Sylajn dhe pretendimet e mbrojtjes
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ky vendim është marrë pasi gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për sigurinë e zhvillimit të procedurës penale.
Sylaj po hetohet nën dyshimin e bazuar për veprën penale të “Vrasjes së rëndë”. Ai u vu në pranga mbrëmjen e së martës në qytetin e Deçanit, pasi kishte qenë në arrati që prej natës së 25 tetorit, kohë në të cilën dyshohet se ndodhi krimi i rëndë.
Gjatë seancës dëgjimore, pala mbrojtëse ka paraqitur kundërshtimet e saj ndaj kërkesës për paraburgim, duke argumentuar se i pandehuri nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe se koha e kaluar në arrati nuk kishte për qëllim shmangien nga drejtësia apo arratisjen jashtë vendit.
Në bazë të të dhënave operative të zbardhura gjatë hetimeve, ekzistojnë dyshime se pas kryerjes së krimit ndaj Arlindës me mjet të fortë (sëpatë), Sylaj kishte pasur qëllim tëtë vetëvritej. Megjithatë, pas bisedave dhe ndërmjetësimit të Policisë përmes nënës së tij, ai kishte ndryshuar mendkim dhe ishte dorëzuar vullnetarisht.
Në kuadër të seancës gjyqësore, vetë i dyshuari ka deklaruar se aktin e rëndë e ka ndërmarrë në gjendje afekti. Pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh për të dyshuarin.
Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje edhe faktin se viktima, Arlinda Zekaj, kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj. Për këtë arsye, ajo më herët i ishte drejtuar institucioneve kompetente për ndihmë, duke paralajmëruar rrezikun real për jetën e saj.
Trajtimi i këtij rasti ka ngritur sërish shqetësime të mëdha në opinionin publik lidhur me efikasitetin e mbrojtjes institucionale për gratë që denoncojnë dhunën dhe kërkojnë mbështetjen e shtetit.
Si reagim ndaj kësaj tragjedie dhe rasteve të tjera të ngjashme në vend, në Prishtinë është organizuar një protestë publike. Qytetarët dhe aktivistët kanë kërkuar drejtësi për Arlinda Zekaj dhe llogaridhënie institucionale për dështimet në mbrojtjen e grave nga dhuna.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: