Aktuale
Goditje surprizë në merkato: Elbasani firmos me kapitenin e Partizanit U19
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Elbasanit ka realizuar një lëvizje mjaft interesante në tregun e transferimeve, duke siguruar shërbimet e një prej talentëve më premtues të kryeqytetit dhe duke ia rrëmbyer kapitenin skuadrës së Partizanit.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Rei Zekaj, i cili luan në repartin ofensiv. Ai ka marrë vendimin e guximshëm për të mbyllur aventurën e tij me moshat e të kuqve, pas një ecurie ku gjatë verës së vitit 2025 ishte ngjitur nga Partizani U17 te skuadra U19.
Duke mos dëshiruar të presë më gjatë për një mundësi te të rinjtë e kryeqytetasve, Zekaj ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u bashkuar me ekipin e parë të Elbasanit për të matur forcat në nivele më të larta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: