Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Formacionet zyrtare Elbasani-Partizani: Mungon sërish Skuka, Karoglan kërkon kthesën e madhe

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Formacionet zyrtare Elbasani-Partizani: Mungon sërish Skuka, Karoglan kërkon kthesën e madhe
Janë zbardhur formacionet zyrtare për sfidën mes AF Elbasani dhe Partizanit, e vlefshme për javën e tetë të Abissnet Superiores, e cila do të nisë pas pak minutash. Edhe në këtë duel delikat, “Demat e Kuq” do të duhet t'ia dalin pa kapitenin e tyre, Xhuliano Skuka, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për këtë përballje. Për trajnerin e ri të kryeqytetasve, Mislav Karoglan, kjo ndeshje është një mundësi jetike për të siguruar fitoren e tij të parë në krye të 17 herë kampionëve të vendit, pas serisë negative me dy humbje radhazi. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar de jure nga Glen Dajasynon tri pikët në këtë takim, pas barazimit pa gola të regjistruar në transfertën e Durrësit kundër Teutës. Pasi janë luajtur shtatë javë kampionat, Partizani ndodhet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 4 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar