Sport
Aksidenti tragjik në Spanjë, mesazhi prekës i yllit kroat Luka Modriç
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori i njohur kroat, Luka Modriç, ka reaguar publikisht ndaj ngjarjes tragjike hekurudhore të shënuar në Spanjë, duke ndarë dhimbjen e thellë me familjarët e viktimave dhe duke shprehur mbështetjen e tij për të gjithë të prekurit nga ky incident i rëndë.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, futbollisti ka adresuar ngushëllimet e tij më të sinqerta për humbjet e jetëve njerëzore, ndërsa u ka uruar kurajë dhe forcë të afërmve të prekur për t'ia dalë mbanë në këtë periudhë tejet të mundimshme.
“Është shumë e dhimbshme të dëgjosh lajmin për aksidentin hekurudhor në Spanjë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. U dërgoj gjithë dashurinë dhe forcën time për t’i përballuar këto momente jashtëzakonisht të vështira.
Falënderime të mëdha edhe për të gjithë ata që po punojnë për të ndihmuar të prekurit”, ka shkruar Modriç.
Kujtojmë se, bazuar në informacionet zyrtare të publikuara lidhur me këtë ngjarje tragjike, bilanci flet për 68 persona të pajetë dhe një numër të madh të lënduarish.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: