Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Nisja e “Akordeve të Kosovës”: Bogujevci inspekton nga afër përgatitjet finale në sallën “1 Tetori”

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nisja e “Akordeve të Kosovës”: Bogujevci inspekton nga afër përgatitjet finale në sallën “1 Tetori”
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një vizitë inspektimi në sallën “1 Tetori” për të ndjekur nga afër ecurinë e përgatitjeve për Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës”. Kjo ngjarje kulturore vjen vetëm dy ditë para hapjes zyrtare të edicionit të katërt, i cili organizohet nën kujdesin e Radiotelevizionit të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, ajo ka inspektuar skenografinë e concepuar nga Vesë Kraja, si dhe detajet e tjera teknike dhe organizative të këtij festivali të rëndësishëm transmetuesit publik. “Me një pjesë të ekipit të festivalit “Akordet e Kosovës”, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën “1 Tetori””, ka shkruar Bogujevci përmes një postimi në rrjetet sociale. Në këtë vizitë, ministrja u prit nga drejtuesit e institucionit, përfshirë Drejtoreshën e Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, drejtoreshën e Festivalit të Këngës, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktoren e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe staf i tjerë angazhuar në realizimin e edicionit të sivjetmë. Edicioni i këtij viti është konceptuar të shtrihet në tri mbrëmje të veçanta, të pasura me ritme muzikore, emocione dhe performanca artistike. Një hapësirë e dedikuar do t'i kushtohet gjithashtu talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve më 1 nëntor, duke shërbyer si platformë promovimi për zërat e rinj të skenës sonë. Sivjet është rikthyer emërtimi i dikurshëm i kësaj ngjarjeje historike muzikore në vend, “Akordet e Kosovës”, si një shenjë mirënjohjeje dhe respekti për gjeneratat e artistëve që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e muzikës shqiptare. Ekipi organizativ ka garantuar tri net magjike për artdashësit, të cilat do të shërbejnë si një festë e vërtetë e muzikës në kryeqytet. Spektakli do të ngrejë siparin me pjesëmarrjen e këngëtarëve mysafirë dhe artistëve të njohur për publikun, të cilët do të ngjiten në skenën madhështore të përgatitur për këtë ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar