Sport
Austria i gëzohet triumfit ndaj Kosovës në Vjenë, mediat vendase me tituj mbresëlënës
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Austrisë ka dhuruar një spektakëll të vërtetë futbolli në stadiumin "Prater" të Vjenës, një paraqitje kjo që është shoqëruar me tituj interesantë nga mediat austriake, pas suksesit kundër Kombëtares së Kosovës.
Me një paraqitje bindëse para rreth 47 mijë shikuesve në stadiumin "Happel", Austria ka regjistruar fitoren e dytë rresht në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mposhtur "Dardanët" me rezultatin 3:1.
Falë këtij triumfi të rëndësishëm, përfaqësuesja austriake është ngjitur në krye të renditjes së Grupit B në Ligën e Kombeve, duke marrë kështu primatin dhe duke u shndërruar në një kandidate serioze për promovim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: