Kronikë
Tragjedi në Fier: 70-vjeçari i paralizuar digjet i gjallë pasi banesa kaplohet nga flakët
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Fermë-Çlirimit në Fier, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi shtëpia e tij u përfshi nga një zjarr masiv.
Sipas informacioneve paraprake nga strukturat e rendit, viktima ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme. Dyshimet e para sugjerojnë se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila ka djegur çatinë e banesës, pjesë e së cilës është shembur duke zënë poshtë të moshuarin.
Forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij incidenti fatal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: