Sport
Skandali financiar i Manchester Cityt: Ish-sulmuesi i njohur kërkon dënim drastik me zbritje në divizionin e katërt
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj tij nga Premier League, figura të shumta eminente të futbollit anglez dhe atij ndërkombëtar kanë dalë hapur në mbështetje të ndëshkimit të “Qytetarëve”.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë dhe i skuadrave të njohura si Aston Villa e Tottenham, Darren Bent, i cili ka sugjeruar që klubi nga Manchesteri të përjetojë të njëjtin fat penalizues si Juventus në Itali dhe Rangers në Skoci.
“Nëse shohim se çfarë i ndodhi Juventusit dhe çfarë i ndodhi Rangers-it… sa divizione zbritën ata? 4 divizione? Manchester City duhet të dënohet dhe të shkojë në League Two (Divizioni i Katërt). Gjithashtu duhe të ndalohen për të kryer transferime për 5 ose 6 vitet e ardhshme", u shpreh ai.
Duke analizuar shkallën e mundshme të ndëshkimit, ish-sulmuesi ka theksuar se një masë më e lehtë nuk do të ishte e mjaftueshme për shkeljet e konstatuara: "Në rast dënimi me zbritjen vetëm në Championship, nuk mjafton”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: