Sport
Përballja Austri-Kosovë: Shtëpitë e basteve favorizojnë vendasit, por “Dardanët” kërkojnë surprizën
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë për sfidën e radhës në kuadër të xhiros së dytë të Ligës B në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Austrinë në udhëtim. Edhe pse atmosfera brenda kampit kosovar është e mobilizuar maksimalisht për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv, parashikimet e kompanive ndërkombëtare të basteve anojnë dukshëm nga Përfaqësuesja e Austrisë.
Megjithatë, numrat dhe koeficientët mbeten vetëm në letër, ndërsa verdhakt e vërtetë do të jepen në fushën e blertë duke filluar nga ora 18:00.
Llogaritë e basteve e nxjerrin favorurite qartë nikoqirët. Për një fitore të mundshme të Austrisë, kompanitë e basteve ofrojnë koeficientë që sillen mes 1.55 dhe 1.61. Ndërkohë, opsioni i barazimit vlerësohet me kuota nga 3.80 deri në 4.15.
Në krahun tjetër, triumfi i Kosovës në tokën austriake shihet si një mundësi më pak e mundshme nga analistët e basteve, por me një vlerë joshëse për guximtarët, duke u kuotuar nga 5.50 deri në 6.00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: