Sport
Pse u la në stol Edon Zhegrova? Flet ndihmëstrajneri i Kosovës, Atdhe Nuhiu
Reklamë e Sponsorizuar
Zëvendëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka sqaruar arsyet e lënies në bankinë të yllit Edon Zhegrova për sfidën kundër Austrisë, duke e cilësuar atë si një zgjedhje taktike të përzgjedhësit Franco Foda.
Pasi pati një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Irlandës, kësaj radhe Zhegrova e ka nisur takimin nga stolat e rezervave. Gjatë një prononcimi për media, Nuhiu foli gjithashtu edhe për mungesën e Albian Hajdarit, ndërsa theksoi se Zhegrova do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij sapo të kyçet në lojë gjatë pjesës së dytë.
“Mungesë e madhe është Albian Hajdari, mirëpo ne besojmë tek secili lojtarë. Tashmë i ka ardhur radha Ronit për ta dëshmuar vetën dhe nuk kam asnjë dyshim që do ta bëjë më të mirën”, u shpreh ai.
Lidhur me anësorin e rrezikshëm, Nuhiu shtoi: “Edon Zhegrova? Ka ndjerë lodhje sepse ka luajtur titullar pas një kohe të gjatë. Ka qenë fantastik me Irlandën. Kemi biseduar me të dhe jemi marrë vesh se do të provojë ta bëjë dallimin kur të hyjë si zëvendësues në pjesën e dytë”.
Në fund, anëtari i shtabit teknik nënvizoi se mentaliteti i ekipit kombëtar mbetet gjithmonë orientuar drejt triumfit, ndonëse edhe një barazim do të vlerësohej pozitivisht në varësi të rrjedhës së takimit.
“Na shkojmë secilën lojë për fitore, ajo është mentaliteti ynë. Varet si shkon loja, por edhe një pikë do të ishte mirë. Kuptohet, synimi është fitorja”, përfundoi Nuhiu.
Kujtojmë se ky ballafaqim interesant do të nisë zyrtarisht nga ora 18:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: