Aktuale
Gjiganti bavarez nis kërkimet për pasardhësin e Harry Kane, sulmuesi holandez në shënjestër
Reklamë e Sponsorizuar
Edhe pse drejtuesit e Bayern Munich dhe sulmuesi kryesor Harry Kane kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës, e cila skadon në përfundim të këtij sezoni, gjiganti gjerman po shqyrton edhe skenarë alternativë për repartin e avancuar, në rast të një mosmarrëveshjeje të mundshme për kushtet e rinovimit.
Sipas gazetarit dhe njohësit të zhvillimeve të merkatos, Ekrem Konur, drejtuesit e klubit nga Mynihu e kanë vënë prej kohësh në lupë sulmuesin holandez të Sunderland-it, Brian Brobbey. Sulmuesi 24-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e skautëve bavarezë pas paraqitjeve të shkëlqyera, ku spikat edhe tregolëshi i realizuar së fundmi ndaj Manchester City-t në Premier League.
Kartoni i lojtanit holandez është i lidhur me klubin e Sunderland-it përmes një kontrate të vlefshme deri në vitin 2029, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet rreth 40 milionë euro, bazuar në të dhënat e platformës së specializuar Transfermarkt.
Në Bavari besohet se, pavarësisht një marrëveshjeje të mundshme për vazhdimin e bashkëpunimit me Kane, profil i Brobbey-t vlerësohet si zgjidhja ideale për të krijuar një rotaksion cilësor në vijën e parë të sulmit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: