Kronikë
“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”: Tifo-grupet ngrihen në protestë në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
Reklamë e Sponsorizuar
Të dielën, sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet u bë pikëtakimi i dhjetëra tifozëve, të cilët organizuan një protestë publike për të kundërshtuar aktvendimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Trupat e pranishëm në këtë tubim ekspozuan pankarta me mesazhe domethënëse, ku spikaste thirrja “UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”, teksa atmosfera u shoqërua vazhdimisht me brohoritje dhe thirrje në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: