Aktuale
Tubim madhështor në Oslo: Diaspora shqiptare ngrihet në mbrojtje të ish-drejtuesve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti shqiptar në Norvegji është organizuar në një protestë paqësore në sheshin “Eidsvolls Plass” në Oslo, duke kundërshtuar vendimin e fundit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas pamjeve të shpërndara nga iniciativa “Liria ka Emër”, tubimi ka mbledhur një numër të lartë qytetarësh të cilët shprehën solidaritetin e tyre të plotë me figurat e ish-udhëheqjes së UÇK-së.
Atmosfera në tubim është karakterizuar nga thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërkohë që nga altoparlantët është dëgjuar edhe kënga e njohur patriotike “Për Kosovën jap dy jetë, vdekjen time e vras vet”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: