Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Nuk ka njeri që provon se më ka dhënë një qindarkë”: Rama hedh poshtë akuzat për korrupsion

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Nuk ka njeri që provon se më ka dhënë një qindarkë”: Rama hedh poshtë akuzat për korrupsion
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka hedhur poshtë me forcë pretendimet se ka stimuluar apo është bërë pjesë e korrupsionit në administratën shtetërore përmes përfshirjes dhe miratimit të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk është përfshirë kurrë në akte korruptive, qoftë gjatë periudhës që ka udhëhequr Bashkinë e Tiranës, apo gjatë më shumë se 13 viteve në krye të qeverisë. Kreu i qeverisë u shpreh se çdo investitor që ka marrë miratimin për projekte apo zhvillim pronash përmes firmës së tij, e ka fituar këtë të drejtë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. “Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk ka lindur ende ai lloj fenomeni. Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj për para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas, e di shumë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme. Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, deklaroi ndër të tjera ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar