Sport
Yamal dërgon mesazhin e fortë: Nuk më bëhet vonë nëse më doni apo më urreni
Reklamë e Sponsorizuar
Lamine Yamal ka konfirmuar edhe një herë formën e tij fantastike me fanellën e Kombëtares së Spanjës, duke qenë protagonist absolut në triumfin e madh 3:2 kundër Anglisë, duel ky i zhvilluar në arenën mitike “Wembley”.
Menjëherë pas përfundimit të sfidës, talenti i jashtëzakonshëm spanjoll ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një reagim të papritur në rrjetet sociale, i cili ndezi menjëherë rrjetin.
“A do të më urreni apo do të më doni, nuk më intereson,” ka shkruar futbollisti në postimin e tij, i cili brenda pak orësh u përmbyt nga mijëra komente nga ndjekësit.
Ndërkohë, ky mesazh nuk ka kaluar pa u vënë re as nga mediat iberike, të cilat kanë veçuar reagimin e ngrohtë të bashkëlojtarit të tij te përfaqësuesja, Alex Baena, i cili la një koment përcjellës poshtë postimit të yllit të ri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: