Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Problem serioz për Austrinë para sfidës me Kosovën, Ralf Rangnick mbetet pa katër titullarë kryesorë

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Problem serioz për Austrinë para sfidës me Kosovën, Ralf Rangnick mbetet pa katër titullarë kryesorë
Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë sonte pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Austrisë, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës B në Ligën e Kombeve. Përballja vjen pasi të dyja skuadrat nisën kampanjën në mënyrën më të mirë të mundshme, ku "Dardanët" triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Republikës së Irlandës, ndërsa austriakët mposhtën Izraelin me rezultatin 3:1. Megjithatë, kampi vendas po përballet me situatë të tensionuar dhe lëvizje të papritura vetëm pak orë para duelit zyrtar. Mediat vendase në Vjenë raportojnë se përzgjedhësi Ralf Rangnick është detyruar të bëjë ndryshime rrënjësore në formacion, duke lënë jashtë skuadrës katër futbollistë kyç për shkak dëmtimesh dhe vendimesh taktike. Në stadiumin "Ernst-Happel", ku sfida do të nisë nga ora 18:00, Austria pritet të startojë me ndryshime të theksuara në portë dhe repartin ofensiv. Portieri i Salzburgut, Christian Zawieschitzky, pritet të marin vendin e starterit, pasi strategu gjerman paralajmëroi aktivizimin e një gardiani që më vonë do t'i bashkohet grupmoshës U21, në mungesë të Lukas Jungwirth të LASK-ut që nuk figuron në listën zyrtare prej 23 lojtarësh të dorëzuar në UEFA. Problemet më të mëdha për austriakët lidhen me mungesën e sulmuesit Michael Gregoritsch, i cili pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë takimit kundër Izraelit dhe nuk ka arritur të rikuperohet. Krahas tij, befasi e madhe mbetet edhe vendimi që Phillipp Mwene dhe Philipp Lienhart ta ndjekin këtë ndeshje të Ligës së Kombeve vetëm nga tribuna e stadiumit. Kështu, Kombëtarja e Kosovës do të ketë përballë një Austri të ndryshuar ndjeshëm në fushën e gjelbër, ku mungesat e rëndësishme të tilla si Gregoritsch, Mwene dhe Lienhart mund të ndikojnë ndjeshëm në ekuilibrat e kësaj përballjeje të zjarrtë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar