Kronikë
Gatishmëri e lartë e Policisë në Prishtinë para tubimit të tifo-grupeve
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa shtesë sigurie dhe ka rritur praninë e saj në terren, në prag të protestës së paralajmëruar nga tifozët e ndryshëm në vend.
Në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit, vendi ku është parashikuar të mbahet tubimi,autoritetet kanë vendosur barriera metalike. Njësitet policore janë pozicionuar në zonë për të përcjellë situatën në kohë reale dhe për të siguruar rendin dhe qetësinë publike gjatë gjithë zhvillimit të ngjarjes.
Kjo protestë pritet të bashkojë anëtarë nga disa tifo-grupe kombëtare.
Sipas autoriteteve, angazhimi i shtuar i forcave të rendit shërben si masë parandaluese për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: