Aktuale
“Skelet thiu”, Selin Bollati i kthen përgjigjen epike ndjekëses që e fyeu për fizikun
Reklamë e Sponsorizuar
Selin Bollati ka zgjedhur të mos hesht ndaj fyerjeve në rrjetet sociale, duke iu kundërpërgjigjur një komenti dashakeqës lidhur me paraqitjen e saj të jashtme.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë me ndjekësit mesazhin e një përdorueseje, e cila i ishte drejtuar me fjalët: “O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi”.
Në vend që të fyhej, Selin ka zgjedhur sarkazmën për t'iu përgjigjur këtij sulmi, duke shkruar: “Psh, zonja këtu, që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?”.
Më tej, ajo ka qenë shumë e prerë në qëndrimin e saj, duke shtuar se ndihet plotësisht e përmbushur me format e saj trupore dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë shprehitë apo stilin e jetesës vetëm për hatër të kritikëve online.
“Nuk dua të shëndoshem! Nuk do të shëndoshem! Do të bëj stërvitje, do të mbaj dietë. Nëse ju që më jepni mend se çfarë të bëj me trupin tim, dëgjoni dikë që ju drejton se çfarë të bëni ju me trupin tuaj, ndryshoni sa jeni në kohë!”, ka shkruar ajo.
Selin e ka mbyllur reagimin e saj me një mesazh të fortë vetëpranimi dhe dashurie për veten, pavarësisht peshës: “E adhuroj trupin tim kështu siç është dhe nëse nesër bëhem obeze, prapë do ta dashuroj! Problemi yt cili është këtu?”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: