Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kurti pas fitores ndaj Irlandës: Lojë e shkëlqyeshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:39
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti pas fitores ndaj Irlandës: Lojë e shkëlqyeshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”. Kosova triumfoi 1-0 në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 83-të. Kurti e ka vlerësuar lart paraqitjen e “Dardanëve”, duke thënë se rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Kosova do të kishte pasur më shumë fat në finalizim. “Pak më shumë fat në fluturimin e topit dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0”, ka shkruar Kurti. Ai uroi futbollistët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët për këtë fitore, duke e cilësuar paraqitjen e Kombëtares si të shkëlqyeshme. “Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Gëzuar!”, ka deklaruar Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar