Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Itali, shqiptari h*mb jetën tragjikisht

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Itali, shqiptari h*mb jetën tragjikisht
Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Viktima është identifikuar si Altin Kokici. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet i pajetë në orët e vota të natës midis të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë ku po zhvilloheshin punime. Ai mësohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën. Trupi u zbulua pasi anëtarët e familjes dhanë alarmin se s’po komunikonin dot me të. Falë telefonave të tyre, ata mundën të shihnin se ai nuk ishte zhvendosur nga kantieri i ndërtimit. Burri nuk ishte dëgjuar që nga fillimi i pasdites dhe furgoni i tij ishte parkuar jo shumë larg ndërtesës me bagazhin ende të hapur. Pasi hynë brenda, oficerët i telefonuan celularit të 51-vjeçarit, duke arritur te boshti i ashensorit dhe duke e gjetur burrin të pajetë. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar