Sport
Krijohet vakum në pankinë, trajneri kroat shfaqet si opsioni kryesor për drejtimin e Partizanit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i kuq ka nisur shqyrtimin e alternativave për stolin e tij, duke vënë në shënjestër teknikun kroat Mislav Karoglan për të marrë drejtimin e skuadrës në këtë fazë të ndjeshme të sezonit.
44-vjeçari, i cili është një profil i njohur në futbollin rajonal, vjen pas eksperiencës së tij të fundit në krye të Ballkanit në Superligën e Kosovës, ndërsa tani mund të jetë zgjidhja e duhur për të ringritur ekipin.
Kjo lëvizje vjen si pasojë e largimit të Florin Bratut nga detyra e trajnerit, vendim i cili u mor menjëherë pas humbjes me rezultatin 1-3 në ndeshjen derbi kundër Tiranës, e cila u zhvillua në impiantin “Air Albania”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: