Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Foda: Na mungoi fati në pjesë të parë

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Foda: Na mungoi fati në pjesë të parë
Trajneri i Kosovës, Franco Foda komentoi fitoren e "Dardanëve" ndaj Irlandës në "Fadil Vokrri" me rezultat 1-0. Foda tha se Kosova dominoi ndeshjen dhe tha se "Dardanëve" u mungoi fati pasi nuk udhëhoqën që në pjesë të parë. "Gëzimi ishte i madh, sidomos pas lojës që zhvilloi ekipi gjatë 90 minutave, ishte pjesë e fatit që nuk udhëheqëm që në pjesën e parë", tha fillimisht Foda. Trajneri i Kosovës, tha se është i kënaqur me repartin defanziv sot, pasi siç tha ai nuk i lejuan asgjë irlandezëve. "Më pëlqeu reparti defanziv, siç u pa në lojë nuk lejuam asgjë për irlandezët, u mbrojtëm mirë. Më pëlqeu edhe qetësia, sidomos pas pjesës së parë iu thash edhe lojtarëve që të jenë të qetë të vazhdojnë lojën ashtu siç duhet sepse goli do të vijë patjetër", shtoi ai. Tutje, Foda vlerësoi edhe paraqitjet e Edon Zhegrovës dhe Baton Zabërgjës. "Jam i kënaqur edhe me lojtarët e krahut në sulm sidomos Zhegrova që luajti për 70 minuta ndërkohë që ka kohë që ai nuk ka luajtur për 70 minuta si në skuadër dhe në kombëtare, po ashtu edhe Baton Zabërgja, në përgjithësi jam i kënaqur",vazhdoi Foda.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar