Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“Për mua, para se të ishe hero, ishe babai im” – dedikimi prekës i djalit të Afrim Bunjakut

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:39
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Për mua, para se të ishe hero, ishe babai im” – dedikimi prekës i djalit të Afrim Bunjakut
Në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, djali i tij ka ndarë një dedikim prekës për babain. Përmes një poezie të titulluar “Për ty, hero”, ai ka kujtuar babain e tij, duke folur për mallin, mungesën dhe kujtimet që, siç shprehet, nuk zbehen me kalimin e kohës. Ai tha se për të, Afrim Bunjaku nuk ishte fillimisht heroi i njohur për të gjithë, por mbi të gjitha ishte babai i tij, njeriu që i jepte siguri dhe e udhëhiqte në jetë. “Për ty, heroSot po të flas, o babai im,me mallin që s’di të shuhet,me zemrën që të kërkon çdo ditëdhe me dashurinë që koha s’e tret.Më mungon dora që më udhëhiqte,ajo dorë që më largonte frikëndhe prania jote në çdo kohë,si një strehë e sigurt në mes të stuhisë.Për mua, para se të ishte hero,ti ishte babai im i dashur,forca ime,drita ime, njeriu që ma mbushte botën me siguri.Ti më mësove se atdheu dashurohet me vepra e guxim,se nderi mbahet me sakrificë dhe fjala bëhet betim.Sot me mall e krenariemrin tënd e them më të lartë,që ta dëgjojë toka e qielli,që ta mbajë era nëpër maledhe të mos shuhet kurrë në kujtesë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar