Kronikë
Skandal në Shkup: Dy të rinj shqiptarë pretendojnë se u bënë pre e dhunës brutale të policisë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkup, ku dy të rinj shqiptarë kanë ngritur akuza të rënda ndaj pjesëtarëve të njësisë anti-drogë, duke pretenduar se janë dhunuar fizikisht prej tyre.
Sipas dëshmisë së dy të rinjve, incidenti ka nisur në momentin kur efektivët e policisë i kanë ndaluar për t'i kontrolluar dhe legjitimuar, procedurë e cila më pas ka kaluar në përdorim të dhunës ndaj tyre.
Lidhur me këto pretendime, ka reaguar zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Institucioni ka bërë të ditur se tashmë janë vënë në lëvizje autoritetet kompetente për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: