Kronikë
Përplasje masive në autostradën Gjilan-Prishtinë: Katër automjete bëhen copë, plagosen 11 persona
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Parallovë, në segmentin rrugor që lidh Gjilanin me Prishtinën.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, në të cilën janë përfshirë katër automjete, numri i personave që kanë marrë lëndime trupore ka shkuar në njëmbëdhjetë.
Lidhur me ngjarjen, autoritetet policore kanë dhënë detajet zyrtare: “Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Sipasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: