Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Aleanca për Shqiptarët: S’ka më zvarritje, integrimi evropian nuk mund të mbahet peng

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aleanca për Shqiptarët: S’ka më zvarritje, integrimi evropian nuk mund të mbahet peng
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ashpër ndaj bllokimeve politike, duke theksuar se ndonëse shqiptarët kanë respektuar gjuhën, identitetin dhe dinjitetin e bashkëqytetarëve maqedonas — shpeshherë pa marrë një trajtim të barabartë në këmbim —, marrëveshjet ndërkombëtare kërkojnë zbatim të menjëhershëm. Sipas tyre, identiteti maqedonas nuk është kontestuar asnjëherë, ndërkohë që komuniteti shqiptar vijon të jetë i ulur në Kushtetutë përmes formulimit diskriminues prej "20 për qind". Në reagimin e tyre, nga kjo parti bëjnë të qartë se shqiptarët përbëjnë rreth një të tretën e totalit të popullsisë në vend. "Nuk jemi mysafirë në këtë shtet dhe nuk do të pranojmë të mbahemi peng i kalkulimeve politike të askujt", thuhet në qëndrimin e tyre zyrtar, ku theksohet se zbatimi i detyrimeve të dala nga viti 2022 është i pashmangshëm, pavarësisht vullnetit të kryeministrit Hristijan Mickoski. ASH vlerëson se frika nga skenarët apo kushtet hipotetike të Bullgarisë nuk mund të përdoret si alibi për të penguar rrugëtimin evropian të shtetit. Sipas subjektit politik, pozita e Mickoskit ishte më e favorshme gjatë vitit 2024 në krahasim me vitin 2026, ndërsa parashikohet se në vitin 2028 gjithçka do të jetë edhe më e pafavorshme për të nëse vijon me të njëjtën qasje. Në përmbyllje të reagimit, nga Aleanca për Shqiptarët paralajmërohet se koha po vërteton se zvarritja e proceseve i kushton rëndë të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike. "Rinia po ikën, familjet po shpërngulen, ndërsa politika vazhdon të blejë kohë. Një dekadë na e humbi Gruevski. Shqiptarët nuk do të presin edhe një dekadë tjetër për Mickoskin", përfundon deklarata.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar