Politikë
Ekspertja e territorit: Votimi i fundit i fshini parlamentit çdo fije legjitimiteti
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë orëve të vona të natës, Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë dritën jeshile reformës së re territoriale, duke miratuar me 85 vota pro shkrirjen e 15 bashkive. Kjo lëvizje e çon numrin e përgjithshëm të njësive vendore nga 61 në 46.
Ky vendim ka shkaktuar menjëherë reagime të ashpra nga opozita dhe banorët e rajoneve të prekura, të cilët shprehin shqetësimin e tyre të thellë për fatin dhe cilësinë e shërbimeve publike në të ardhmen.
E ftuar në emisionin “Pika mbi I” në “Ora News”, specialistja e zhvillimit të territorit, Entela Koja, ka komentuar protestat e zhvilluara një ditë më parë, duke e cilësuar mjedisin rrethues si të paprecedentë.
“Në orët e pasdites më ka qëlluar të jem atje. Normalisht atje ishte një protestë kalvare e gjatë, për nga gjatësia në kohë dhe për nga mundimet e njerëzve, ishte e frikshme të shikoje. Nuk kemi parë ndonjëherë një ligj të aprovuar në këtë situatë shtetrrethimi. Të shkoje pranë Qendrës Toptani ku ishte një nga korridoret e Gardës të krijuar,” u shpreh Koja.
Më tej, ajo ka sjellë në vëmendje praninë e shtuar të forcave të rendit përgjatë gjithë zonës përreth institucioneve kyçe.
“Rrugës shikoje pranë Teatrit Kombëtar dhe pranë të gjitha hyrjeve masa të mëdha policësh dhe çfarëdo lloj efektivësh të veshur me uniforma të ndryshme. Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, një ligj të aprovohet në kushte kaq të mëdha terrori dhe kaq të mëdha sigurie, a thua se po kalonte atje gjëja më po themi, e jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e rëndë situata dhe atmosfera,” shtoi ekspertja.
Në përmbyllje të prononcimit të saj, Entela Koja theksoi se mënyra se a u miratua ky projektligj shënon një goditje fatale për institucionin ligjvënës: “Ajo që unë do të doja të thoja në vazhdim është se me këtë votim parlamenti shqiptar ka humbur përfundimisht legjitimitetin për arsyet që u thanë nga parafolësit përpara”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: