Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Këmbanat e alarmit në kampin austriak: Kapiteni rrezikon sfidën kundër Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 08:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Këmbanat e alarmit në kampin austriak: Kapiteni rrezikon sfidën kundër Kosovës
Përfaqësuesja e Austrisë rrezikon të zbarkojë në fushë këtë të diel pa një nga lojtarët e saj kyç, i cili mban edhe statusin e ish-kapitenit, në përballjen e rëndësishme kundër Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin Michael Gregoritsch, gjendja e të cilit është vënë në pikëpyetje për takimin që do të zhvillohet në Vjenë, duke filluar nga ora 18:00, pavarësisht se ai ka shmangur një dëmtim më të rëndë nga ndeshja e fundit. Sulmuesi shtatlartë austriak dëëmtoi nyjën e këmbës gjatë triumfit 3-1 kundër Izraelit në qytetin e Linz-it, situatë që e detyroi atë të braktisë fushën e blertë që në 45-minutëshin e parë, ndërsa vendin e tij e zuri Sasha Kalajdzic. Burime zyrtare nga Federata Austriake e Futbollit kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve APA se dëmtimi nuk paraqitet alarmant. Për të mësuar shkallën e saktë të lëndimit, Gregoritsch iu nënshtrua ekzaminimeve me rezonancë magnetike gjatë ditës së premte. Pavarësisht lajmeve lehtësuese rreth shëndetit të tij, orari i ngjeshur dhe koha e pakët në dispozicion për rikuperim e bëjnë tejet të dyshimtë paraqitjen e tij ndaj “Dardanëve”. Në këtë linjë, përzgjedhësi Ralf Rangnick ka theksuar se stafi teknik nuk do të ndërmarrë rreziqe të panevojshme me 32-vjeçarin për ndeshjen e së dielës. “Ai e zuri keq nyjën dhe u mundua që ta lidhë, por kishte telashe dhe u desh të ndalej. Nuk duket lëndim serioz, por ndeshja ndaj Kosovës është shumë shpejt. Ndoshta do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet tjera”, deklaroi Rangnick pas fitores ndaj Izraelit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar