Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Cili yll i Kombëtares do të bëhet tani “Xhaka i ri”?

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Cili yll i Kombëtares do të bëhet tani “Xhaka i ri”?
Ardon Jashari mund të marrë për herë të parë rolin e Granit Xhakës në mesfushën e Kombëtares. Në mungesë të kapitenit, 24-vjeçarit i është krijuar mundësia që më në fund, pas katër vitesh pritjeje, të shpërblehet për durimin e tij, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”. Ardon Jashari (24) ka ndoshta rolin më të pafavorshëm në Kombëtaren zvicerane: prej vitesh ai nuk ka mundur të depërtojë përpara dy lojtarëve të përhershëm të mesfushës qendrore, Granit Xhaka (32) dhe Remo Freuler (34). Këtë fundjavë bëhen saktësisht katër vjet që kur Jashari debutoi me fanellën e Zvicrës. Që atëherë, ai ka qenë pjesë e skuadrës në dy Kupa Bote dhe një Kampionat Evropian, por aktualisht Jashari ka vetëm 11 paraqitje me Kombëtaren dhe gjithsej 356 minuta të luajtura. Vetëm tri herë ka qenë në formacionin titullar. Dhe kjo ndodh pavarësisht se talenti i tij i madh është i padiskutueshëm. Pavarësisht se ai e ka dëshmuar aftësinë e tij në nivelin më të lartë me Brugge dhe AC Milan. Po ashtu, trajneri i Kombëtares, Murat Yakin, dhe bashkëlojtarët e tij flasin gjithmonë me superlativa për futbollistin nga Zvicra Qendrore. Tani duket se Jashari më në fund po e merr mundësinë e madhe për të shkëlqyer edhe me fanellën e Kombëtares. Ai është përfituesi i madh sportiv nga mungesa e Granit Xhakës, pasi u bë e ditur çështja e mashtrimit të tij me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-it. “Jam plotësisht i bindur se Ardoni ka karakterin dhe aftësitë për të qenë një lider i Kombëtares”, thotë trajneri i tij i Kombëtares para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në një intervistë për “Blick”. Do të ishte befasi nëse Jashari nuk do të startonte në ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë dhe Sllovenisë. Tani është koha e Jasharit që në fushë të japë një sinjal të fortë se nuk është vetëm në teori pasardhësi i ardhshëm, dhe shpesh i përmendur, i Granit Xhakës si lider i mesfushës. Në stërvitje, larg syve të publikut, ai e ka treguar këtë prej kohësh. “Më kanë bërë përshtypje paraqitjet e tij në stërvitje gjatë Kupës së Botës, si dhe vullneti i tij për t’iu vënë në shërbim ekipit”,thotë Yakin në Belek. Megjithatë, te Kombëtarja zvicerane ai ka qenë gjithmonë në hijen e kapitenit Granit Xhaka dhe Remo Freuler. Përkundrazi, vazhdimisht është theksuar ngjashmëria mes Xhakës dhe Jasharit në aspekte të ndryshme. Për 24-vjeçarin kjo është njëkohësisht një kompliment i madh, por edhe një problem. Në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Kolumbisë, Murat Yakin provoi të luante që nga fillimi me Xhakën, Freulerin dhe Jasharin. Eksperimenti nuk funksionoi dhe u konsiderua i dështuar që pas 45 minutave. E megjithatë, Jashari nuk shfaqi kurrë publikisht shenja zhgënjimi apo rebelimi. Deklarata si: “Zhgënjimi është aty, kjo është normale. Ne futbollistët gjithmonë kemi pritshmëri për të luajtur, ky është profesioni ynë”Në vend të kësaj, ai ka pritur me durim prej vitesh për mundësinë e tij. Dhe tani kjo mundësi i vjen pikërisht në një shtet me të cilin ka një lidhje të veçantë: prindërit e Jasharit janë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Ky është një motivim shtesë për 24-vjeçarin, edhe pse në fakt ai nuk ka nevojë për të. Në intervistën e fundit me “Blick” në maj, Jashari theksoi: “Murat Yakin e di se jap 100 për qind nga vetja dhe në fushë sjell atë që kërkohet prej meje.” Edhe bashkëlojtarët e tij nuk kanë dyshime se Jashari mund të mbushë boshllëkun e madh që lë Granit Xhaka në mesfushë në ndeshjet e ardhshme. “Ardoni i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në nivelin më të lartë”, thotë Zachary Athekame për të. Athekame ka qenë bashkëlojtar i Jasharit te AC Milan gjatë sezonit të kaluar. Adrian Bajrami e njeh Jasharin prej kohësh. “Është për të ardhur keq që Graniti nuk mund të jetë me ne, sepse ai është një shtyllë e rëndësishme e këtij ekipi. Por Ardoni është një lojtar fantastik dhe besoj shumë se ai do të ketë një karrierë të madhe”, thotë Bajrami. Për më tepër, Bajrami zbulon edhe një detaj për Jasharin që ndoshta nuk është aq i njohur publikisht: “Ardoni është vërtet një tip shumë gazmor, sidomos kur kalon më shumë kohë me të:.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar