Kronikë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ...
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës zhvillon takim njohës me Këshilltarin e ri të Krimit Transnacional të DOJ-ICITAP-it të SHBA-së
Më 11 shtator 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me zyrtarët e menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës, zhvilloi një takim njohës me këshilltarin e ri njëherësh ekspert për çështjet e krimit transnacional të misionit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së në Kosovë – Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnim në Hetimin Penal (ICITAP). Këshilltari i misionit ishte i shoqëruar nga drejtori i zyrës INL pranë Ambasadës së SHBA-së dhe ndihmës zëvendësdrejtori nga zyra qendrore e ICITAP-it.
Drejtori i Përgjithshëm Hoxha i uroi mirëseardhjen këshilltarit të misionit në detyrën e tij të re dhe shprehu gatishmërinë e plotë të PK-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e SHBA-së, DOJ-ICITAP-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në luftën kundër organizatave kriminale transnacionale. Ai theksoi se ky bashkëpunim mbetet thelbësor për forcimin e aftësive të PK-së në luftën kundër krimit transnacional.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi prioritetet kryesore të PK-së dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues kundër krimit transnacional. Drejtori i Përgjithshëm Hoxha shprehu mirënjohjen e thellë të PK-së për mbështetjen afatgjatë të ofruar nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht përmes DOJ-ICITAP-it.
Duke reflektuar mbi rëndësinë e datës 11 shtator, Drejtori i Përgjithshëm Hoxha iu bashkua partnerëve amerikanë në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai vlerësoi ndikimin e thellë që ngjarjet e 11 shtatorit kanë pasur në zbatimin e ligjit dhe punën policore në mbarë botën, duke formësuar qasje të reja për parandalimin dhe reagimin ndaj terrorizmit, si dhe duke përgatitur institucionet policore për t’u përballur me kërcënimet në zhvillim të sigurisë.
Takimi përfundoi me një angazhim të përbashkët për forcimin e partneritetit afatgjatë midis Policisë së Kosovës, Ambasadës së SHBA-së, INL-it dhe ICITAP-it, si dhe për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar kërcënimin global të krimit transnacional.
—
Director General of the Kosovo Police Holds Introductory Meeting with New U.S. DOJ-ICITAP Transnational Crime Advisor
On September 11, 2026, the Director General of the Kosovo Police (KP), Colonel Gazmend Hoxha, together with members of the Kosovo Police senior management, held an introductory meeting with the new Kosovo-based U.S. Department of Justice – International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP) Mission Advisor and transnational crime subject matter expert. The Mission Advisor was accompanied by the U.S. Embassy INL Director and other ICITAP Headquarters Deputy Assistant Director.
Director General Hoxha welcomed the Mission Advisor to his new position and expressed the KP’s full readiness to continue its close cooperation with the U.S. Embassy, DOJ-ICITAP, and other international partners to fight transnational criminal organizations. He emphasized that this cooperation remains essential to strengthening the KP’s ability to fight transnational crime.
During the meeting, the parties discussed key priorities of the KP and opportunities to further strengthen ongoing cooperation against transnational crime. Director General Hoxha expressed the KP’s deep appreciation for the longstanding support provided by the United States, particularly through DOJ-ICITAP.
Reflecting on the significance of the date, 9/11, Director General Hoxha also joined his American partners in remembering and honoring the victims of the terrorist attacks of September 11, 2001. He acknowledged the profound impact that the events of 9/11 have had on law enforcement and policing worldwide. , shaping new approaches to preventing and responding to terrorism, and preparing police institutions to confront emerging security threats.
The meeting concluded with a shared commitment to strengthening the longstanding partnership between the Kosovo Police, the U.S. Embassy, INL, and ICITAP, and to continuing joint efforts to fight the global threat of transnational crime.
—
Generalni direktor Policije Kosova održao uvodni sastanak sa novim savetnikom za trans nacionalni kriminal DOJ-ICITAP – SAD
Dana 11. septembra 2026. godine, Generalni Direktor Policije Kosova (PK), Pukovnik Gazmend Hoxha, zajedno sa višim rukovodstvom Policije Kosova, održao je uvodni sastanak sa novim savetnikom istovremeno stručnjakom za pitanja trans nacionalnog kriminala misije Ministarstva pravde SAD na Kosovu – Međunarodni program za pomoć u obuci za krivične istrage (ICITAP). Savetnik misije bio je u pratnji direktora kancelarije INL u Ambasadi SAD i pomoćnik zamenika direktora iz centralne kancelarije ICITAP-a.
Generalni direktor Hoxha pozdravio je savetnika misije na njegovom novom zadatku i izrazio punu spremnost PK-a da nastavi blisku saradnju sa Ambasadom SAD, DOJ-ICITAP -om i drugim međunarodnim partnerima u borbi protiv trans nacionalnih kriminalnih organizacija. Naglasio je da ova saradnja ostaje suštinska za jačanje kapaciteta PK-a u borbi protiv trans nacionalnog kriminala.
Tokom sastanka, strane su razgovarale o glavnim prioritetima PK-a i mogućnostima za dalje jačanje postojeće saradnje protiv trans nacionalnog kriminala. Generalni direktor Hoxha izrazio je duboku zahvalnost Policije Kosova na dugoročnoj podršci koju pružaju Sjedinjene Američke Države, posebno putem DOJ-ICITAP-it.
Osvrćući se na značaj 11. septembra, Generalni direktor Hoxha pridružio se američkim partnerima u sećanju i odavanju počasti žrtvama terorističkih napada 11. septembra 2001. godine. On je cenio dubok uticaj koji su događaji od 11. septembra imali na sprovođenje zakona i policijski rad širom sveta, oblikujući nove pristupe sprečavanju i reagovanju protiv terorizma i pripremajući policijske institucije za suočavanje sa stalno rastućim bezbednosnim pretnjama.
Sastanak je završen zajedničkom obavezom da se ojača dugoročno partnerstvo između Policije Kosova, Ambasade SAD, INL-a i ICITAP-a, kao i da se nastave zajednički napori u borbi protiv globalne pretnje trans nacionalnog kriminala.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: