Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur lidhur me letrën që i kishte dërguar ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Balliu tha se Hyseni i është përgjigjur zyrtarisht letrës së tij, por përmbajtja e përgjigjes nuk mund të bëhet publike për shkak të natyrës së informacionit. “Kam çuar një letër për të cilën më ka kthyer përgjigje. E kam pyetur edhe në komision. Përgjigjen unë nuk mund ta them sepse edhe ajo përgjigje është sekret për shkak të natyrës së punës që kishte zonja dhe institucioni”, tha Balliu përEuronews Albania. Ai shtoi se përgjigjja ekziston dhe se mund të kërkohet zyrtarisht, por sipas tij, pa deklasifikimin e saj nuk mund të japë detaje të mëtejshme. Balliu foli edhe për diskutimet në komision, duke pretenduar se pyetjet e tij lidhur me marrëdhënien e Vlora Hysenit me Gys Agasin ishin përqeshur nga disa kolegë. Ai tha gjithashtu se opozita kërkon që institucionet të mbajnë përgjegjësi dhe që prokuroria të kryejë detyrën e saj për të hetuar çështjet për të cilat është ngritur shqetësimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar