Politikë
Bedri Hamza i kthen përgjigje Kurtit: Qasja aktuale nuk është serioze, ligji nuk është çështje ekskluzive e PDK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj propozimit të bërë nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte kërkuar votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit.
Gjatë një konference për media të mbajtur për këtë çështje, kreu i PDK-së e ka cilësuar si jo serioze mënyrën se si është vepruar deri më tani, duke bërë të qartë se kërkesa për Ligjin e Dhomat e Specializuara nuk i adresohet vetëm partisë që ai drejton.
“Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm Partisë Demokratike të Kosovës, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, u shpreh ai ndër të tjera para gazetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: