Sport
Berat Gjimshiti barazon rekordin e Klodian Duros, kapiteni kuqezi synon majat e historisë
Reklamë e Sponsorizuar
Berat Gjimshiti ka regjistruar sot paraqitjen e tij të 77-të me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit, në sfidën e radhës kundër San Marinos.
Përmes kësaj ndeshjeje, mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi ka barazuar shifrën e Klodian Duros, duke u shndërruar zyrtarisht në futbollistin e pestë me më shumë paraqitje në historinë e skuadrës kombëtare dhe duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt zonës së podiumit.
Në krye të kësaj renditjeje historike vazhdon të qëndrojë Elseid Hysaj, i cili me sfidën e sotme arrin në kuotën e 103 ndeshjeve. Pas tij renditen Lorik Cana me 93 takime, Etrit Berisha me 83 dhe Altin Lala me 79 paraqitje.
Gjimshiti ka mundësinë të kalojë shifrën e Altin Lalës që gjatë ndeshjeve të muajit nëntor, ndërkohë që për të parakaluar emrat e tjerë më lart në klasifikim, mbrojtësi do të duhet të presë deri në vitin 2027.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: