Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nata historike e Lionel Messit, Neymar i dedikon një letër prekëse para paraqitjes së fundit me Argjentinën

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nata historike e Lionel Messit, Neymar i dedikon një letër prekëse para paraqitjes së fundit me Argjentinën
Lionel Messi do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të veshur për herë të fundit fanellën e kombëtares së Argjentinës. Ky moment shënon edhe mbylljen e një rrugëtimi prej 21 vitesh me fanellën "Albiceleste", një karrierë legjendare që ka thyer çdo pritshmëri dhe ka lënë pas skepticizmin e hershëm të fillimeve të tij. Në prag të kësaj ngjarjeje madhështore, ish-bashkëlojtarit i tij te Barcelona, Neymar Jr, i ka kushtuar një mesazh mjaft emocional përmes një letre të hapur. Për më tepër, ylli brazilian do të jetë i pranishëm në stadiumin "Monumental" si një nga të ftuarit specialë për këtë mbrëmje lamtumirëse. "Kushdo që e do futbollin të ka shijuar gjatë gjithë këtyre viteve… Sot është ndeshja jote e fundit duke veshur fanellën e ekipit tënd kombëtar, vendit tënd, dhe shpresoj që ta shijosh çdo sekondë të saj dhe që të gjitha homazhet e sotme të të bëjnë të lumtur. Nuk është vetëm Argjentina që të falënderon, e gjithë bota të falënderon për gjithçka që ke bërë për futbollin. Faleminderit që më bëre ta dua futbollin edhe më shumë. Ishte një nder të luaja kundër teje, dhe akoma më shumë të bëja histori përkrah teje. FALEMINDERIT, Leo Messi", ka shkruar Neymar në mesazhin e tij dedikuar argjentinasit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar