Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Thirrje urgjente nga Daut Haradinaj: Të mblidhemi në shesh për votimin e Ligjit për Specialen

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Thirrje urgjente nga Daut Haradinaj: Të mblidhemi në shesh për votimin e Ligjit për Specialen
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës në shesh, e cila kërkon miratimin urgjent të Ligjit për Gjykatën Speciale. Duke theksuar se koha në dispozicion është tejet e kufizuar, ai e ka vlerësuar si vendimtare kalimin e këtij projektligji në orët e mbrëmjes. Nëpërmjet një deklarate të publikuar në rrjetin social Facebook, Haradinaj u shpreh: “Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tanë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë. Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’I kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar