Sport
Real Madridi synon talentin e Interit, zikaltrit përcaktojnë çmimin e largimit
Reklamë e Sponsorizuar
Edhe pse nuk gëzon statusin e titullarit të padiskutueshëm, Petar Suçiç po dëshmon vlerat e jo pakta në çdo mundësi që i jepet në fushën e lojës nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi për 22-vjeçarin kroat ka pasur në vazhdimësi ndjekje dhe interesim konkret nga dy skuadrat e elitës angleze, Newcastle United dhe Nottingham Forest.
Megjithatë, garës për shërbimet e tij i shtohet tashmë një emër i madh si Real Madridi. Pas largimit të Toni Kroos dhe mbylljes së epokës së Luka Modriçit, madrilenët mbeten ende në kërkim të plotësimit të boshllëqeve në repartin e mesfushës, pavarësisht lëvizjeve të bëra deri më tani.
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari dhe eksperti i transferimeve, Ekrem Konur, gjiganti spanjoll ka vënë në shënjestër mesfushorin kroat të Interit, i cili është i lidhur me një kontratë afatgjatë me klubin italian deri në vitin 2030.
Një kalim i mundshëm i lojtarit në Madrid nuk përjashtohet si opsion, por drejtuesit e klubit zikaltër kanë bërë të qartë se nuk do të uren në tavolinën e bisedimeve për më pak se 45 milionë euro për kartonin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: